E padëgjuar më parë! Nusja e parë që martohet pa dhëndër
Ka ndodhur vërtetë! Në Itali, një instruktore palestre është martuar në një dasmë madhështore, por pa dhëndër.
Laura Mesi kishte ëndërr që të martohej, por pasi kaloi shumë vuajtje dhe zhgënjime mori vendimin e duhur për veten.
“Para dy vitesh mora vendimin që të martohesha me veten. Nuk kisha nevojë që të isha beqare dhe kisha ëndërr që të bëja dasmë. I përsërita vetes që do martohem VETËM dhe ME VETEN,” – tha ajo në një intervistë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Dasma e saj ishte e plotë me miq të të afërm, ndërkohë që 40-vjecarja mbante të veshur fustanin e bardhë dhe shijoi ceremoninë madhështore që kishte bërë për veten e saj. Motoja e saj më e madhe, të cilën e vuri në zbatim për këtë rast është se duhet të duam veten më shumë se cdo njeri tjetër në botë.