Nuk ka fajtor për vdekjen e Blerta Pepës, prokuroria mbyll hetimet për spitalin privat

Aktualitet

Nuk ka fajtor për vdekjen e 16-vjecares Blerta Pepa, e cila humbi jetën në spitalin Continental në Tiranë disa muaj më parë gjatë një operacioni në gju. Viktima ishte njohur publikisht për pjesëmarrjen e saj në spektaklin Gjeniu i Vogël ndersa vdekja e saj shkaktoi zemerim te madh ne rrjetet sociale.

Prokuroria e Tiranës ka vendosur pushimin e hetimeve për këtë ngjarje të rëndë me argumentin se nuk ka gjetur elementë të veprës penale në veprimet e kryera nga spitali dhe nga mjekët që kanë operuar adoleshenten.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vendimi i prokurorisë për mbylljen e dosjes së vdekjes së Blerta Pepës është marrë pak ditë më parë dhe për këtë përfundim të hetimeve mësohet se janë njoftuar edhe familjarët e 16-vjecares, mëson lajmifundit.al. Prindërit e Blerta Pepës janë njotuar për pushimin e hetimeve pasi ishin palë kallëzuese në këtë cështje penale të hapur për mjekim të pakujdesshëm.

Burime të prokurorisë kanë thënë se shkak për mbylljen e htimeve ka qenë ekspertiza e mjekësisë ligjore mbi vdekjen e Blerta Pepës, 16-vjeçares e cila humbi jetën më 15 maj 2017 gjatë një operacioni në gju në spitalin Continental në Tiranë.

[caption id="attachment_697870" align="alignleft" width="494"] Tefik Zhurda, mjeku qe tentoi vetevrasjen[/caption]

Sipas ekspertizës, 16-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkak të hipetermisë, një komplikacion i rrallë mjekësor. Pas ekspertizës rezultoi se medikamenti Dantrolen është përdorur gjatë operimit, sipas protokollit mjekësor pasi është konstatuar hipetermi maligna.

Në trupin e viktimës u gjetën gjurmë të Dantrolenit- theksojnë ekspertët por për fat të keq, duket se as medikamenti në fjalë nuk ka arritur ta ndihmojë 16-vjecaren.

Familjarët bënë akuza të forta ndaj spitalit Continental për operacionin e vajzës në gju ndërsa pretenduan se ilaci është dhënë me vonesë duke shprehur dyshimet se medikamenti nuk është gjendur në spital gjatë operimit të Blerta Pepës por është marrë nga jashtë pasi vajza ka pasur hipertermi nga anestezia.

Mjeku anestezist Tefik Zhurda që po merrej me pacienten tentoi vetëvrasjen pas vdekjes së pacientes ndërsa injektoi në trupin e tij medikamente mjekësore që i rrezikuan jetën. Spitali privat e ka trajtuar ngjarjen si një fatkeqësi duke pohuar se është zbatuar me përpikmëri protokolli mjekësor për rastin./ lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT