Ngjarja në Shkozë/ Qyetari revoltohet: ‘Boll bëtë shoë’, Paloka: ‘’Ça the ti?’’

Politikë

U shoqërua me një incidet prania e deputetëve demokratë sot në Shkozë, te 150 familjet që u shemben banesat ngra projekti i Unazes se Madhe.

Në mbështetje të banorëve kanë shkuar sot deputetet e PD, Edi Paloka, Aldo Bumçi, Rudina Hajdari, Halim Kosova dhe Albana Vokshi. Në bisedë e sipër, një prej banorëve i është drejtuar Palokës të mos vijnë aty për show për interesa politike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nënkryetari i PD i përgjigjet ashpër banorit, siç duket edhe nga kjo video publikuar nga Shqiptarja.com, ndërsa ndërhyrja e deputetëve të tjerë shmang përplasjen.

Incidenti gjatë deklaratës së Palokës:

Banori: Boll bëtë shoë! Sepse plani që na nxori jashtë është i juaji, i qeverisë tuaj.

Paloka: Si?

Banori: Ju s’keni hallin e popullit, ju bëni politikë. Hajde vazhdoni tani.

Paloka: Ç’a the ti, ç’a the?!

Deputetët e tjerë: Edi, Edi, prit…

Ndërhyjnë deputetët e tjerë të cilët i kërkojnë Palokës të tërhiqet, duke shmangur kështu edhe përplasjen fizike. Pas këtij momenti, nënkryetari i PD, largohet.

https://youtu.be/p2RS498BYtk

ME TE LEXUARAT