Basha largohet nga negociatat në Pallatin e Kongreseve: Mbaruam punë...!

Aktualitet

Rreth ores 19.30, kryetari i PD Lulzim Basha bashke me shoqeruesit e tij Oerd Bylykbashi dhe Gerti Bogdani eshte larguar nga Pallati i Kongreseve.

I pyetur nga gazetaret, ai tha se "u thirrem ketu per negociatat me te derguarit e BE. Dolem kaq heret, mbaruam pune dhe dolem", tha Basha.

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha kanë mbërritur pak ccaste më parë në Pallatin e Kongreseve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy liderët politikë të cilët u takuan në mesditë me të dërguarit e Parlamentit Europian, do të takohen sërish ndarzi me të dërguarit e PE.

përfaqësuesi dhe eurodeputeti McAllister po zhvillon një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndërsa Fleckenstein takohet me kryetarin e Kuvendit, Meta si dhe me kryeministrin Rama. Të dy takimet po zhvillohen në Pallatin e Kongreseve.

Takimi i mbrëmjes po mbahet në kuadër të negociatave për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Rama shoqërohet nga Taulant Balla e Gramoz Ruci.

Ndërkohë Basha shoqërohet nga deputetët Oerd Bylykbashi dhe Gerti Bogdani./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT