Në stadium për ndeshjen me Shqipërinë, kryeministri Maqedonas tregon se për kë bën tifo

Sport

Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë, është një dashamirës i sportit dhe futbollit në veçanti.

Ai do të jetë nesër në stadiumin e Strumicës, vendlindjes së tij, për të ndjekur ndeshjen mes Maqedonisë dhe Shipërisë. Në fakt, numri 1 i qeverisë maqedonase dëshiron së pari që ndeshja të shkojë pa asnjë incident. Ai njihet si një bashkëpunëtor i mirë me shqiptarët, pas aelancës që ka bërë me partitë shqiptare në zgjedhjet e fundit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nesër ai kërkon që në stadiumin e Strumicës të luhet futboll, siç duan të gjithë shqiptarët, shkruan "Vipsport.al".

Zaev nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë për futbollin dhe kjo foto tregon se ai është në stadiumin e Shkupit, duke bërë tifo për kuqezinjtë e Shkëndijës së Tetovës, kur ajo luante në Europë ndaj Gentit të Belgjikës.

Sigurisht që ai dëshiron fitoren e Maqedonisë, por kurrë nuk do nxitë rritjen e presionit ndaj ekipit shqiptar në fushë dhe në shkallët e stadiumit.

ME TE LEXUARAT