La MSN tek Barcelona, Neymar flet për treshen te PSG

Sport

 Paris Saint Germaini ka krijuar një treshe sulmuese të frikshme pas transferimeve të Neymar nga Barcelona dhe Kylian Mbappe nga Monaco, ndërsa Neymar, ka vetëm fjalë të mira për Cavanin e Mbappen.

Ata shkëlqyen në fitoren e thellë të PSG-së ndaj Celticut prej 5:0, ku shënuan katër gola.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Neymar, që u transferua në Francë për 222 milionë euro, ka lavdëruar Cavanin e Mbappen dhe beson se dalë ngadalë do të bëhen edhe më të frikshëm.

“Ata janë dy lojtarë të shkëlqyer”, tha Neymar për Cavanin e Mbappen.

“Cavani është sulmues i jashtëzakonshëm. Mbappe është djalosh që dëshiron të shkojë para, të kërkojë në vazhdimësi topin. Do ta njohim njëri tjetrin shumë e më shumë”.

“Është e lehtë kur ju luani me lojtarë të tillë. Do të përmirësohemi edhe më shumë, pasi ende nuk e kuptojmë mirë njëri-tjetrin: me shikime, lëvizje, mungon ende diçka, por do të bëhemi më të mirë hap pas hapi”, theksoi mes tjerash braziliani.

ME TE LEXUARAT