Seanca maratonë/ Kuvendi miraton me 78 vota programin “Rama 2’

Kliko per me shume info

Pas një séance maratonë, e nisur që prej ditës së djeshme në orën 09.00 të mëngjesit, Kuvendi miraton programin e qeverisë “Rama 2”.

Ky program është aprovuar me 78 vota pro, ndërsa 51 të tjerë kanë qenë kundër.

Kliko per me shume info

Programi i prezantuar në seancën e të hënës nga kryeministri Edi Rama ishte i ndarë në 4 shtylla kryesore dhe kishte në fokus përmirësimin e ekonomisë dhe jetës sociale, çeshtjet ndërkombëtare, turizmin, bashkëpunimin me opozitën dhe një sërë pikash të tjera që pritet të vihen në zbatim në mandatin e ardhshëm 4-vjeçar.

Kjo seancë ka vazhduar punimet dhe diskutimet edhe gjatë gjithë natës së mbrëmshme dhe vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm kuvendi ka arritur të miratojë me 78 vota pro programin e shpalosur nga kryeministri dhe kabineti i tij qeveritar.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here