Mënyra e re për të transportuar sendet me vlerë…

Kliko per me shume info

Autoritetet e Sri Lankës kanë arrestuar një person, pasi u mundua të kontrabandonte një sasi ari dhe disa stoli të çmuara.

Punonjës të doganës gjetën 904 gramë ar që vlente rreth 4.5 milionë rupi, sipas monedhës vendase në Sri Lanka (28 370 dollarë, 21 700 paund) të futur ‘mjeshtërisht’ në rektum (zorrë e trashë).

Kliko per me shume info

45 – vjeçari i arrestuar, i cili ishte nga Sri Lanka kishte si destinacion Indinë, por u ndalua në aeroportin e vendit. Ai e kishte mbështjellur ngarkesën me plastikë.

Arrestimi ndodhi pasi një punonjës i doganës vuri re që personi po ecte në mënyrë të dyshimtë ndërsa më pas ishin detektorët metalikë, që zbuluan ngarkesën në anusin e të ndaluarit.

Kontrabandistë të shumtë të cilët e blejnë arin në vende si Dubai apo Singapori ku shitet lirë, mundohen ta kalojnë atë në Indi ku arrijnë, ta shesin me një çmim më të lartë./tvklan

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here