Manjani: Pa 200 mijë euro nuk hyn dot në një garë elektorale

Politikë

Ish-ministri i Drejtësisë dhe juristi Ylli Manjani i ftuar në “Arena” nga Drita Hila në Ora News thotë se pavarësisht çfarë sistemi zgjedhor që mund të krijosh, nëse nuk vihet i pari elektorati është i destinuar të dështojë. Ai thotë se në një fushatë nuk mund të hysh pa patur 200 mijë euro.

Pjesë nga deklarata:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Manjani: I gjithë fokusi i debatit publik tek sistemi është i gabuar sepse nga njëra anë pretendojmë që besimi tek zgjedhjet e lira është i ulët nga ana tjetër, sistemin e kemi ndërruar dy herë me këtë Kushtetutë.

Konkurrimi në mazhoritar përplaste njerëz dhe krijonte tensione. Fakt është që edhe me këtë sistem nuk i kemi shpëtuar dot garës së individëve. Partitë kanë dështuar të zbatojnë në esence këtë sistem për konkurrim dinjitoz. Në terren do të duhet të bazohesh tek ndikimi i x-t dhe y-t.

Ta bësh si të duash këtë sistem, nëse mendësia e partive politike është që në qendër të zgjedhjeve vendoset partia dhe jo interesi i elektoratit bëje sistemin si të duash, do të jemi realisht nga një kolaps tek një tjetër.

Nëse nuk ke 200 mijë euro në xhep nuk e fillon dot fushatën zgjedhore. Pa para nuk i futesh dot fushatës zgjedhore.

Hila: Idetë nuk vlejnë një lek.

Manjani: Unë nuk kam fituar!/OraNews/

ME TE LEXUARAT