Mali i Zi reagon për demarkacionin me Kosovën

Kliko per me shume info

Shefi i komisionit të Malit të Zi për demarkacionin me Kosovë, Milan Paunoviq ka thënë sot se shpreson që “situata në lidhje me kufirin do të zgjidhet sipas marrëveshjes së mëhershme”.

Deklarata e Paunoviq pason vendimin e kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj i cili e ka shkarkuar komisionin për demarkacionin dhe ka paralajmëruar marrëveshje të re për kufirin me Malin e Zi.

Kliko per me shume info

“Raportimet e mediave se kryeministri i ri i Kosovës ka paralajmëruar se do të propozojë formimin e komisionit të ri nuk duhet të komentohen, pasi që Mali i Zi për këtë nuk është i njoftuar zyrtarisht”, ka thënë Paunoviq, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar se është i bindur se në Prishtinë do të arrihet marrëveshje politike për ratifikimin e marrëveshjes, raporton televizioni publik malazez.

Mali i Zi në disa raste ka thënë se sa i përket çështjes së demarkacionit me Kosovën kjo është punë e kryer.

Haradinaj edhe pas zgjedhjes kryeministër ka thënë se kufiri me Malin e Zi është në Kullë dhe Çakorr, duke vazhduar të jetë kundër marrëveshjes fillestare të nënshkruar dy vite me parë në Vjenë.

Nuk dihet se do të veprojë saktësisht tash Haradinaj, nëse Mali e Zi e konsideron të mbyllur këtë çështje.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here