Lëvizte me makinë luksoze, biznesmeni i ndërtimit shoqërohet në Polici për verifikim

Aktualitet

Një biznesmen ndërtimi është shoqëruar nga policia për të bërë verifikimin e makinës luksoze ‘Fuoristradë’ me të cilën po lëvizte.

Policia nuk e bën të ditur emrin e biznesmenit, ndërsa aktualisht po bëhet verifikimi i dokumentacionit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa në një tjetër aksion të policisë, po në qytetin e Sarandës, një makinë tip “Audi” me xhama të zinj i ka ikur postbllokut të policisë te “Rrethi i Spitalit” ne lagjen nr.4.

Automjeti është ndjekur nga policia por pa arritur ta kapin. Prej paradites se sotme policia e Sarandës ka zhvilluar kontrolle ne qytet ne kuader te planit te masave te Policise se Shtetit për bllokimin e mjeteve që janë vendosur me pasuri që nuk e justifkojnë burimin. Aksioni është i shtrirë në të gjithë vendin, ndërsa priten të tjera bllokime nga Policia e Shtetit.

ME TE LEXUARAT