Makina del nga rruga, 5 të plagosur në Mashkullorë

Kliko per me shume info

Pesë persona janë plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë në një aksident rrugor në zonën e Mashkullores.

Makina ka dalë nga rruga e për pasojë është rrëzuar në anë të saj. Katër nga të plagosurit u dërguan në spitalin e Gjirokastrës, kurse personi i pestë thjesht mori mjekim dhe u largua në shtëpi.

Kliko per me shume info

Nga informacionet e para mësohet se makina kthehej nga një ceremoni mortore dhe në rrethana të paqarta drejtuesi ka humbur kontrollin dhe doli nga rruga. Policia po heton zbardhjen e ngjarjes.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here