Makina del nga rruga në Gjirokastër, plagosen rëndë 5 persona

Kliko per me shume info

Një aksident i rëndë është raportuar mesditën e sotme në Gjirokastër.

Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga, dhe për pasojë janë plagosur 5 persona. Sipas të dhënave të para, aksidenti ka ndodhur në Mashkullorë, ku një automjet tip ‘Fouristradë’ është përplasur me bordurën anësore të rrugës në Kordhoc.

Kliko per me shume info

Në vendin e ngjarjes në Gjirokastër, ndodhet zjarrfikësja dhe policia.

Thuhet se 5 të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.