‘’Mafia kontrollon tifozerinë e Juventusit’’

Sport

Mafia kontrollon tifozerinë e Juventusit dhe ushtron presione të vazhdueshme mbi klubin.

Ky është konkluzioni që del nga dokumentet e publikuara në gjykatën e Torinos, rreth procesit që njihet me emrin “Alto Piemonte” dhe që trajton raportet e mafias në veriun e Italisë.

“’La ‘ndrangheta’ (grup i organizuar kriminal) imponohet në grupimet e organizuara të tifozëve duke ushtruar një kontroll të mirëfilltë mbi ata që mbështetin Juventusin”, shkruhet në dokumente.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aty theksohet se janë bosët e mafias ata që japin urdhrat dhe që kanë arritur të krijojnë lidhjet për të kontrolluar shitjen në tregun e zi të biletave në “Juventus Stadium”.

Në aktet e gjyqit që është mbyllur më 30 qershor, zbulohen edhe detaje se si 3 “ambasadorë” kanë udhëtuar nga Kalabria në Torino për të zgjidhur çështjet problematike si emërimi i “administratorëve” të rinj të këtij biznesi fitimprurës të biletave që financonte krimin e organizuar.

Falë këtij hetimi, që përfundoi me dënimin për 7 vite e 9 muaj të Roko Dominielo dhe babait të tij Saverio, u dënua pak ditë më parë me një vit pezullim presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli. Klubi bardhezi akuzohet se ka pranuar në heshtje tregun e zi dhe manovrat që bënin elementët e krimit të organizuar, për të evituar probleme me mafian, por duke shkelur njëkohësisht legjislacionin italian, pasi ishte në dijeni të ngjarjeve./panorama

ME TE LEXUARAT