Kupa e Shqipërisë/ Tirana mund Besën, Teuta dhe Kukësi e nisën keq

Kliko per me shume info

Në sfidat e para të turit të parë në Grupin B të Kupës së Shqipërisë skuadrat pretendente kanë surprizuar jo pak me rezultatet e arritura.

Ndër ta edhe Kampionët e Kukësit të cilët janë mundur në Rrogozhinë me rezultatin 1-0 nga skuadra e Egnatias.

Kliko per me shume info

Skuadra e trajnerit Mlladen Milinkoviç kishte udhëtuar me zgjedhje të dyta për këtë sfidë që duke i shtuar edhe kartonin e kuq në minutat e para të futbollistit Memini e bënë të pashmangshme humbjen.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Bakiasi.
Një rezultat që komplikon situatën e Kukësit që për ndeshjen e kthimit do të jetë e detyruar të përmbysë shifrat në rast se dëshiron të kalojë raundin.
Një tjetër skuadër e Superiores që ka provuar humbjen sot ishte edhe Teuta, e cila kishte lënë pushim disa prej titullarëve më transfertën në Pukë ndaj Tërbunit vendas. Goli i Stivi Shabës në pjesën e dytë i dha suksesin pukjanëve, ndërsa detyron Maganin të luajë me forca të plota në takimin e kthimit pas dy javësh.
Ndeshjet
Egnatia–Kukësi 1-0
14′ Bakiasi
Tërbuni–Teuta 1-0
34′ Shaba
Kastrioti–Vllaznia 0-0
Besa–Tirana 1-2
29′ Perja / 31′ (p), 68′ Karabeci
Iliria–Kamza 0-2
25′ Raçiç, 57′ Plaku
Shënkolli–Besëlidhja 0-2
56′ Dyca
Burreli–Erzeni 2-1
49′ Kaloshi, 77′ Farruku / 75′ Vathi
E luajtur
Mamurrasi-Skënderbeu 0-8
17′ Kelmendi, 37′, 53′ (11-m) Muzaka 63′ Shkodra, 77′ Nespor, 79′ Demte, 80′, 86′ Soue

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here