Kryeministri dhe stafi i tij dhurojnë gjak

Aktualitet

Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut vijoi sot në mjediset e Kryeministrisë, ku për të katërtin vit radhazi, stafi i institucionit dhuroi gjak për fëmijët në nevojë për të.

Më herët, në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, Rama bëri apel për organizimin e një seance të dhurimit të gjakut nga deputetët, si akt sensibilizues për shpëtimin e jetës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Do të kërkoja angazhimin e gjithkujt prej jush. Besoj që çdo prind këtu do ta kuptojë këtë që do të them. Ne, në kryeministri kemi bërë çdo vit dhurimin e gjakut.”

Kryeministri theksoi ndër të tjera se “Është realisht një situatë e vështirë për fëmijët që kërkojnë gjak. Siç kanë treguar edhe vitet e tjera, kur ka një lloj aktiviteti sensibilizues dhe ka një rritje të dhurimit, kështu që i kam kërkuar kryetarit të grupit që të organizojë një seancë dhurimi gjaku edhe të deputetëve”.

ME TE LEXUARAT