Krimi në Shkodër/ Vrau nipin, fjalët e xhaxhait: “Pse nuk më flet?”

Aktualitet

 Të tjera detaje zbardhen nga krimi i rëndë brenda familjes që tronditi Shkodrën sot. 62-vjeçari Bujar Kuçi raportohet se ka qëlluar me thikë 33-vjeçarin Mirsad Kuçi, në gjendje të dehur.

Autori thuhet se banonte në një banesë që ndante të njëjtin oborr me shtëpinë e nipit, 3 katëshe.

“Pse nuk më flet?”. Me këto fjalë i është drejtuar autori nipit kur e ka gjetur në oborr, pasi këta të fundit raportohet se kishin kohë që nuk flisnin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nipi është larguar duke mos folur por autori ka vijuar duke e fyer dhe me një thikë në dorë e ka qëlluar pas krahëve dhe më pas në gjoks, e kjo e fundit ka rezultuar goditje fatale për 33-vjeçarin, i cili ishte edhe baba i dy fëmijëve të mitur.

Ai ka humbur jetën rrugës duke u transportuar për në spital për shkak të gjakderdhjes.

62-vjeçari njihej si person që debatonte shpesh. Kanë qenë familjarët e viktimës që kanë njoftuar forcat e rendit pasi e kanë parë të shtrirë në oborr të riun. Autori pas krimit ka pritur policinë brenda banesës ku edhe është prangosur.

Krimi brenda familjes në Shkodër, policia jep të dhënat e para

Policia e Shkodrës ka dhënë edhe detajet e para në një informacion paraprak lidhur me krimin brenda familjes që tronditi Shkodrën sot, ku xhaxhai vrau me thikë nipin e tij.

Njoftimi:

Më datë 23.09.2017, rreth orës 15:50, ka ardhur nje telefonatë në sallën operative se në lagjen Vojo Kushi, Shkodër në afërsi të teatrit “Migjeni” pas një konflikti familjar, xhaxhai ka goditur me mjet prerës nipin i tij.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se shtetasi Bujar Kuçi, vjeç 62, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. K. vjeç 33, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.

Falë veprimeve të shpejta të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

 

ME TE LEXUARAT