Koreja e Jugut po trajnon Njësinë Speciale për vrasjen e Kim Jong

Kliko per me shume info

Koreja e Jugut po përgatit një njësi speciale për të vrarë diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Kështu shkruan “New York Times” në një artikull. Sipas gazetës amerikane, kjo njësi speciale për eliminimin e Kim Jong do të jetë gati në fund të vitit.

Në fakt, para disa ditësh kur shteti komunist bëri testin e gjashtë bërthamor, ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut u tha deputetëve se po përgatitet një njësi speciale. New York Times ka mësuar se kjo njësi do të përbëhet nga 1500-3000 ushtarë të trajnuar dhe të gatshëm për të vepruar fundit të vitit 2017.

Kliko per me shume info

Vite më parë, kur Koreja e Jugut po përpiqej të vriste udhëheqësin e Koresë së Veriut në vitin 1960, gjithçka shkoi keq. Tani, kur Kim Jong Un po teston ndërtimin e një bombe me hidrogjen, Seuli po përpiqet sërish që të eliminojë liderin e koreano-veriorëve. Megjithatë, shumë vetë dyshojnë se ky plan do të funksionojë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here