Kërcënimet telefonike për sulme terroriziojnë Moskën

Kliko per me shume info

Rusia ka pranuar në katër ditët e fundit, një sërë telefonatash kërcënuese për sulm me bombë.

Burimet nga agjencitë për zbatimin e ligjit në Moskë, citohen të kenë thënë se mijëra njerëz ishin evakuar nga qendrat tregtare, stacione të trenave, universitete dhe ndërtesa të tjera, pas 20 telefonatave kërcënuese për sulme me bombë.

Kliko per me shume info

Evakuime ka pasur në vende publike, në Abakan, Tomsk, Saratov dhe disa qytete të tjera në Rusi.

Evakuimi i parë është raportuar në zyren e kryetarit të Omsk-it ,më 10 shtator, pasi një person i panjohur ka telefonuar autoritetet duke thënë se kishte një bombë në ndërtesë.

Kërkuesit në ndërtesën e evakuar nuk kanë gjetur ndojë bombë apo ekploziv, në asnjë nga qytetet ku është raportuar të ketë bomba.

Zëdhënësja e policiës Olga Shterk, i quajti kërcënimet si” sulme të rreme”, ajo tha se “telefonatat janë bërë përmes internetit, prandaj kjo e vështirëson identifikimin e lokacionit nga janë bërë thirrjet”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here