Inva Mula flet për divorcin me Pirron: Kemi marrëdhënie të mira, na bashkon djali

Showbiz

Sopranoja shqiptare, Inva Mula në një intervistë për ‘Studion e Hapur’ në “News24”, ka folur edhe për marrëdhënien që mban më ish-bashkëshortin e saj Pirro Çakon.

Inva Mula është shprehur se ka një marrëdhënie shumë normale dhe se ai është prezent në shumë momente të jetës së saj, pasi bashkë i bashkon djali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

PJESË NGA INTERVISTA

Eni Vasili: Më kujtohesh gjatë intervistës në Paris kur kemi folur së bashku për stresin apo trishtimin për divorcin me zotin Piro Çako, keni thënë se e ‘humba zërin’ nga ai moment i vështirë’.

Cilat janë marrëdhëniet tuaja tani?

Inva Mula: Me zërin?(qesh)

Eni Vasili: Me zërin dhe zotin Çako (qesh)

Inva Mula: Zëri është diçka që është brenda nesh, jeton me ne. Ashtu siç jemi në gjendje shpirtërore, zëri e reflekton. Zëri i folur nuk të tradhton. Ti merr një njeri në telefon dhe i thua ‘alo’ e sheh se ka diçka që nuk shkon. Një këngëtar profesionist vë në lëvizje teknikën për të treguar se ‘nuk jam shumë i mërzitur’. Por zëri tregon gjithçka. Ndërsa me Pirron kam një marrëdhënie shumë normale, që ndoshta për dikë nuk është normale. Është gjithmonë prezent për arsye se është babai i djalit dhe unë kam ndarë me Pirron një pjesë të madhe të jetës. Nuk mund të them se e kam shok, pasi s’jemi më shok. Nëse rastësisht takohemi në rrugë, dhe jemi takuar, i japim dorën njëri-tjetrit dhe e pyesim se si jemi. Ngelet diçka që i përket të kaluarës time, me respektin më të madh, pasi është babai i djalit tim.

ME TE LEXUARAT