Intervista/ Klea e sinqertë për median; puna, pushimet, projektet dhe Elgid Doda

Kliko per me shume info

Një intervistë me plot të reja ka ardhur nga Klea Huta. E talentuar dhe plot ëndrra, moderatorja, aktorja dhe këngëtarja më e preferuar e televizionit shqiptar, është shumë e përfolur së fundmi.

Portalet në muajt e verës nuk janë marrë vetëm me pjesën e aktrimit apo “Maratonën e këngës Popullore”, e cila është prezantuar nga Klea, por ato janë marrë më së shumti me një histori personale të saj.
Ka qenë pikërisht një foto ku ajo shfaqej përkrah muzikantit Elgit Doda shkak për “zërat” e shumtë, se të dy bashkë mund të ishin në një lidhje dashurie.

Kliko per me shume info

E një fakt të tillë, asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar, por as mohuar.

Në emisionin “Chic” me Fjodora Fjorën, këtë këngëtarja Klea Huta zbulon detaje nga jeta e saj personale për të gjithë fansat e saj.

INTERVISTA
Kur të kanë ardhur ndonjëherë gjërat në jetë “smooth” sa që mos të shqetësohesh për asgjë dhe të kenë ardhur vetë?
Mund të ketë ndodhur por nuk e shijoj pa u bërë pak pis psh (qesh)

Të është dashur të luftosh që e vogël për t’i pasur gjërat, s’kanë qenë gjithmonë të lehta për ty?
Muzika nuk është profesioni im është thjeshtë pjesë plotësuese artistike por kënga ime fundit shkopi shumë mirë edhe pse s’ma kishte marr mendja. Habitesha që kënga ime dëgjohej shumë nëpër makina, lokale dhe jo vetëm kur isha unë e pranishme. Ishte kënaqësi e madhe, madje nga kjo gjë kam nisur dhe një gjë tjetër por jo për profesion për qejf.

Me këngën e fundit zgjodhe “Alar Band”, pse pikërisht ata?
Nuk e di farë se si ka ardhur. Para shumë vitesh kisha qejf të merrja pjesë në “Kënga Magjike” nuk e dija solo apo me ndonjë bashkëpunim apo me çfarë rrymë të merrja pjesë. Vjet në Maratonën e Këngës njoha grupin dhe menjëherë patëm një kimi me njëri- tjetrin. Mbaroj maratona e vendosëm të bënim një këngë dhe kështu lindi “Amla”.

Ambla do të thotë e ëmbël, si lindi?
Pasi doli kënga u përfol që unë dhe Xhieldo ishim të fejuar por jo në jemi thjesht shok të mirë. “Amla” më drejtohet mua si diçka e ëmbël por jo se ai këtë dedikim e ka për mua.

Të pëlqen fakti që kjo këngë po të identifikon së fundmi?
Po shumë, kam dashur dikur të kem një emër arti pastaj thashë është më i bukur emri im.

Ke qenë në qendër të vëmendjes këtë verë, fejesa po, por t’i hapësh portalet sot dashuria jote më e fundit mbush faqet. Kush janë të vërteta? Nuk e keni përgënjeshtruar asnjëherë lajmin e lidhjes me Elgit Dodën?
Vërtetë, si na ka shpëtuar. Ata kapën një foto që realisht në ishim për punë në jug të Shqipërisë, ishim bashkë me persona të tjerë në tavolinë të cilët nuk janë kapur për arsye kamuflazhi. Dy njerëz që hanë darkë jo domosdoshmërisht janë të lidhur. Portalet i qëndisin gjerat siç duan, jemi bashkëpunëtor shumë të mirë.

Të shqetësojnë këto portale? Ka shumë vajza në Shqipëri që i përkasin botës së shoë bizz-it, që i përdorin ato në favor të tyre. Ti je përpjekur t’i përdorësh në favorin tënd?
Për pjesën personale asnjëherë nuk kam dashur as të jap apo as të marr “feedback”. Kam dashur gjithmonë të jem empirike në këtë pjesë se e kam shumë të shenjtë. Asnjëherë nuk e kam folur dhe asnjëherë nuk do e flas, më vonë se di por për momentin jo.
Përsa i përket pjesës artistike që unë aty dua të flitet dhe aty dua të shkruhet për Klean, aty po ka qenë vërtetë përfituese në kuptimin e mirë të fjalës.

Klea ti ndan dy ose tre pasione të tuat që në një farë mënyre ndërthuren me njëra-tjetrën por që kanë një peshë specifike, teatrin, ekranin dhe muzikën. Por ku e ndien intrigimin më të madh ku ndihesh më e plotësuar, nëse do të përfitojë famë cilën nga këto të tria do zgjidhje?
Aktore, unë jam aktore më diplomë për fat të mirë por për fat të keq nuk e ushtroj aq shumë jo se s’dua por koha televizive më merr shumë kohë, nuk ka shumë produkte të mira, nuk ka skenarë të mira jam pak selektive dhe e drejtpërdrejtë por kështu jam. Arti këtu është shumë keq.

A mjafton arti për të jetuar?
Jo, fare.

Ke pasur një verë nga më të angazhuarat e jetës tënde?
Po, ka qenë shumë.

Je lodhur nuk ke bërë pushime?
Jo fare, mund të kem bërë ndonjë të diel pasdite por ajo nuk quhet pushime. Maratona më ka lodhur shumë por edhe jam kënaqur. Kemi pasur katër shfaqje rresht në qytete të ndryshme. Makinës i jepja vet dhe lodhesha deri në destinacion.

Ka ndodhur ndonjë incident në këtë Maratonë?
Në Konispol, jo ndonjë gjë e madhe por harrova të prezantoja Bujar Qamilin sepse kishin ardhur disa fëmijë që donin foto në prapa skenë. Isha afër skenës po bëja foto kur shikoj Bujarin o Klea o Klea harrove të më prezantosh. Dola me vrap, kisha veshur jumpsuit dhe u pengova se ishte shumë i gjatë dhe u rrëzova nëpër shkallët e Konispolit, fatmirësisht nuk u vrava. Më pas dola, e prezantova dhe për të ç’tensionuar situatën thashë se duhet të kalosh shumë peripeci për të prezantuar Bujar Qamilin. Tjetër gjë nuk mbaj mend.

Projekti yt i radhës?
Më 16 nisem në Kinë për të prezantuar “Zbutja e Kryeneçes”. Shpresojmë që të kemi të njëjtin sukses si në premierën në Tiranë. Pse jo të marrim edhe ndonjë çmim, shfaqja është shumë e mirë jo për t’u mburrur. Në Kinë do të rrimë 15 ditë kemi kohë edhe për të shëtitur, të shohim vendet turistike. Do të japim tre ditë shfaqje në dy qytete të ndryshme. Është hera ime e parë që do të shkoj në Kinë.

Do na zbulosh ndonjë gjë për këngën e re?
Kam një këngë që do ta nxjerrë pasi të kthehem nga Kina sepse nuk kam pasur kohë farë të merrem me asnjë lloj gjëje. Shpresoj shumë të dalë të tetor me një klip. Do të jetë një këngë solo shumë e ndierë.

Po në “Kënga magjike” apo festival tjetër do të merrni pjesë?
Jo, këtë vit do të jetë për qejfin tim dhe mendoj se kështu do të jetë për shumë gjatë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here