Hygerta Sako flet për divorcin: Me ish-bashkëshortin kam marrëdhënie fantastike

Showbiz

Gazetarja dhe moderatorja Hygerta Sako ka folur te “Rudina” për divorcin e saj. Ish-missi tashme personazh ne edisionet sportove ne RTSH, tha se Anës, vajzës së saj, nuk i mungon asgjë dhe se me ish-burrin ka një marrëdhënie fantastike.

“Ana nuk ka asnjë lloj mungese se Ana i ka të dy prindërit. Nuk kam pasur asnjë lloj vështirësie edhe pse tashmë unë jetoj me prindërit e mi dhe vajzën. Por Ana kalon të njëjtën kohë si me mua dhe babain e saj. Nuk kam pasur asnjë lloj vështirësie në kuptimin që dua të bëj një gjë më shumë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo është në shkollë, kthehet njësoj siç kur vij unë nga puna. Ajo ka shumë njerëz që i japin shumë dashuri dhe nuk i mungon asgjë, është realiasht një fëmijë i lumtur. Unë edhe me ish-bashkëshortin kam një marrdhënie fantastike, s’kemi problem të tilla”, tha Sako.

ME TE LEXUARAT