Humbje fatale e Chelsea, tani 6 pikë larg kreut

Sport

Skuadra e Manchester Cityt i kundërpërgjigjet United-it, duke mposhtur me rezultatin 0-1 Chelsean në Londër, në atë që ishte kryendeshja e kësaj jave të Premiere League.

Nga ana tjetër, skuadra e drejtuar nga Antonio Conte hodhi një hap që mund të rezultojë fatal në luftën për të mbrojtur titullin kampion, pasi tani e shikon veten gjashtë pikë larg kreut të tabelës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pjesa e parë ishte mjaft e bukur dhe e luftuar nga të dy ekipet, por u mbyll me rrjeta të paprekura, kjo edhe për meritë të portierëve.

Në minutën e 35, Antonio Conte u detyrua të largojë nga fusha e lojës Alvaro Moratën e dëmtuar, për ta zëvendësuar me brazilianin ëilliams.

Skuadra e Guardiolës kaloi në avantazh në minutën e 67, me anë të belgut De Bruyne, i cili shfrytëzoi më së miri një asist të sulmuesit brazilian Gabriel Jesus.

Minutat e mbetura sollën shumë raste për të dy ekipet, por topi nuk përfundoi në rrjetën e asnjërës prej portave dhe ekipi i Guardiolës iu gëzua tre pikëve në transfertën ndaj njërit prej rivalëve direkt në luftën për titull.

Pas shtatë javëve të para, Premiere League kryesohet nga dy ekipet e Manchesterit, me nga 19 pikë, ndërsa në vend të tretë renditet Tottenham me 14. Chelsea mban momentalisht vendin e katërt me 13 pikë, por mund të parakalohet nga Liverpool e Arsenal, që luajnë nesër./tch

ME TE LEXUARAT