44-vjeçari bën denoncim në Polici: Më ka humbur vëllai prej 5 vitesh

Aktualitet

Një 44-vjeçar është paraqitur dy ditë më parë në komisariatin e Policisë në Kavajë ku ka bërë kallzim se ka rreth pesë vite që ka humbur kontaktet me vëllain e tij.

Ylber Tafa, 44-vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël në Kavajë ka thënë në Polici se familja e tij ka humbur kontaktet me Eduart Tafën, 40-vjeçar prej pothuajse 5 vitesh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Ylberit, vëllai i tij Eduarti është emigrant prej 10 vitesh në Paris të Francës, por 5 vitet e fundit ata nuk kanë kontakt me të.

Policia ka nisur përpjekjet për gjetjen e tij.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim.

ME TE LEXUARAT