Helmohet futbollisti i Kombëtares, mungon ndaj Maqedonisë

Sport

Një lajm jo i mirë vjen nga Strumica ku në mbrëmje pritet të luhet sfida deçizive me Maqedoninë. Mësohet se gjatë qëndrimit në Hotel, është helmuar nga ushqimi mesfushori me tipare sulmuese Eros Grezda i cili ka humbur të gjitha shanset për të qenë sot në fushë në këtë përballje.

Një penalizim kjo për kombëtaren duke parë se Grezda ishte ndër më të mirët në fushë në përballjen me Lihtenshtejnin. Ndërkohë në pritje të formacionit zyrtare, mendohet se Panucci do të bëjë 3 ndryshime në formacion këtë mbrëmje teksa në fushë do të zbresë kjo 11-she:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Berisha, Hysaj, Mavraj, Ajeti, Agolli; Kukeli, Abrashi, Memushaj, Hyka, Roshi e Sadiku.

ME TE LEXUARAT