Veseli: S`ka më bllokadë, Haradinaj kryeministër

Kosovë&Rajon

Kryetari i Kuvendit të Kosovë, Kadri Veseli ka deklaruar se që nga dita e sotme nuk ka më bllokadë insticionale dhe e kemi kryeministrin e ardhshëm, Ramush Haradinaj.

Ai në një konferencë të përbashkët me të mandatuarin për Qeverinë e re të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se dita e sotme është një shenje e mirë se duhet të punojmë bashkërisht në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sot është një hap i mirë që ka ndodh. Falënderoj të gjithë pa dallim. Që nga dita e sotme nuk ka bllokade insticionale. Kemi sfida përpara nuk kemi kohë për të humbur. Që nga dita e sotme e kemi kryeministrin e ardhshëm, jam shumë i sigurt që të qëndrojmë të bashkuar për sfidat e ardhshme”, tha ai.

ME TE LEXUARAT