Burg për shqiptarin dhe gruan e tij në Angli, ja për çfarë akuzohen

Aktualitet

Një shqiptar dhe gruaja e tij janë dënuar me 6 vite burg nga një Gjykatë në Angli, pasi akuzohen se kanë futur emigrantë të jashtëligjshëm në vend.

Sipas burimeve, ata janë Eduart Lleshi, 34 vjeç dhe gruaja e tij Katarzyna Kopec, 36 vjeç, të cilët u shpallën fajtorë për futjen e emigranteve të jashtëligjshëm, dhe u burgosën në Luton Croën Court të hënën më 4 shtator.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas gjykatës, dy të dënuarit ishin përgjegjës për nisjen nga Belgjika të refugjatëve, duke i fshehur brenda kamionëve që drejtoheshin nga shoferë çekë.

Ata merrnin personave që do ti fusnin në Angli nga 6 mijë paund. Sipas hetimeve, u zbulua se Eduart Lleshi dhe bashkëpunëtorja e tij 36-vjeçare kishin kontrabanduar 17 emigrantë shqiptarë në mënyrë të paligjshme në Angli nga Janari në Mars 2015.

Përveç dy organizatorëve të kontrabandës së emigrantëve ilegalë, policia britanike arrestoi edhe tre shoferë çekë të kamionëve që transportonin klandestinët.

ME TE LEXUARAT