Grabitet banesa e tregtarit në Kavajë, autorët dhunojnë pronarin dhe i marrin paratë

Kliko per me shume info

Një banesë është grabitur nga persona ende të paidentifikuar në Kavajë.

Mësohet se grabitësit kanë marrë një shumë të madhe eurosh dhe në tentativë për tu larguar janë përleshur me pronarin e banesës, i cili ka marrë lëndime të lehta.

Kliko per me shume info

Sipas burimeve paraprake banesa është në pronësi të tregtarit Adem Kola.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë.

Më datë 14.09.2017, rreth orës 04:20, në lagjen Nr.1, Kavajë, në banesën e shtetasit A. K., kanë hyrë 3 persona (të paidentifikuar) të cilët kanë vjedhur një shumë parash, ku në tentativë për t’u larguar kanë goditur me mjete rrethanore pronarin e banesës, i cili ka marrë lëndime të lehta.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here