Gjendet i vdekur djali i ish-spikerit të lajmeve

Showbiz

Një 19-vjeçar, djali i ish-spikerit të lajmeve Eric Bolling, është gjetur i vdekur në dhomën e tij. Ngjarja ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe burime për TMZ thonë se viktima Eric Chase Bolling nuk kishte lënë asnjë shënim.

Pranë shtratit të tij nuk u gjet asnjë shishe me pilula që të shtojë dyshimet se 19-vjeçari është vetëvrarë. Shkaqet e vdekjes së tij për momentin mbeten mister. Paraprakisht, dyshohet se ai mund të ketë humbur jetën nga mbidoza, por kjo mbetet ende për t’u konfirmuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas mediave, 19-vjeçari u gjet i vdekur disa orë pasi babai i tij, u pushua nga puna. I ati ishte spiker i lajmeve në rrjetin televiziv amerikan “Fox News”. 54-vjeçari u pushua për shkak të akuzave për ngacmime seksuale nga ana tij. Dy punonjëse në rrjetin televiziv “Fox News” janë ankuar se Eric Bolling i kishte ngacmuar seksualisht.

Vet gazetari ka shkuar në Twitter për humbjen e djalit të tij dhe se ndihej i shkatërruar së bashku me gruan për humbjen e fëmijës së tyre të vetëm. /tvklan

ME TE LEXUARAT