Galaxy Note 8 një dështim, nis riparimi i defektit

Teknologji

Galaxy Note 8-ta mori një notën 4 nga 10 nga firma e riparimit të pajisjeve elektronike, iFixit, e njohur edhe për “çmontimet” e produkteve të reja.

Ekspertët e iFixit e patën të vështirë të çmontonin pajisjen dhe arritën në konkluzionin e çdo riparim i telefonit do të thotë heqjen e panelit të pasëm prej xhamit i cili është i mbërthyer në mënyrë ekstreme nga adezivi i shumë i implementuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe sikur të donit të zëvendësonit ekranin 6.3 inç Super AMOLED, së pari duhet të hiqni xhamin e pasëm.

Zëvendësimi i baterisë është gjithashtu një proces që nuk do të dëshironit të ishit pjesë përsëri nga sasia e lartë e adezivit.

Në fund mundësia e riparimit të Galaxy Note 8-ës është e njëjtë me Galaxy S8 Plus ku dizajni unik i tyre vështirëson punën e çdo tekniku.

Galaxy Note 8-ta pritet të dalë në shitje më 15 Shtator. Çmontimi i iFixit vjen pas telefonit Essential të krijuesit të Android Andy Rubin.

Ekspertët e firmës thanë se Essential është i pamundur të riparohet.

ME TE LEXUARAT