Futbollisti shqiptar në siklet, moderatorja e ngacmoi gjatë emisionit (Foto)

Showbiz

Një natë më parë, në emisionin "Proçesi Sportiv" ka qenë i ftuar sulmuesi i Partizanit, Edgar Çani.

Duke folur për ndeshjen kundër Kukësit, ai bisedës u ndesh me një ngacmim të bukuroshes së këtij emisioni, Blerta Lekës.

Fituesja e Miss-Universe iu drejtua shtatlartit të të kuqve: “Ti nuk më dukesh se je vetëm për futbollist. Me fizioniminë që ke mendoj se je për aktor”, i tha ajo duke qeshur, ndërsa sulmuesi i Partizanit u vu disi në siklet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithatë ai e mori në dorë situatën duke ia kthyer me të njëjtën monedhë: “Duke qenë se jam sulmues, dua të eci vetëm para. Ndaj unë jam më shumë për aksion”,-përfundoi duke qeshur

ME TE LEXUARAT