‘’Fantazmat’’ e Ramës në Kuvend nuk u harruan, Basha e ironizon: Je shterp

Kliko per me shume info

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama që ironizoi fjalën e tij të parë në Kuvend.

Ndërsa Rama u shpreh se Basha duket sikur do të mbrohet nga fantazmat e Patozit e Topallit në Kuvend e servir gjithnjë atë gjellën e mbetur të drekës, kryedemokrati i përgjigjet.

Kliko per me shume info

Sipas të parit në PD, kryeministri nuk e mbulon dot shterpësinë dhe mungesën e programit me diversione ndaj opozitës.
“Edi Rama këtu ke ardhur të kërkosh votëbesimin e Parlamentit, nuk ke ardhur të flasësh në emrin tim as në emër të opozitës dhe nuk mund të flasësh kurrë, as në emër të PD dhe as të asnjë parlamentari që është në opozitë me ty. Eshtë shprehje e shterpësisë totale të fletushkës që ke paraqitur në vend të programit dhe e mungesës totale të programit që karakterizoi jo vetëm fushatën por edhe pas fushatës, që 10–minutëshin e fundit, para këtij kuvendi e zgjodhe për sulme dhe diversione ndaj opozitës dhe të tjera llafe, llafe dhe vetëm llafe boshe”,- tha ai.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here