Euro rritet ndjeshëm, ja sa shkon në krahasim me lekun

Aktualitet

Monedha e përbashkët u këmbye sot në tregun vendas me 133.65 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Euro ka hyrë në trendin rritës që nga data shtatë e këtij muaji, duke iu afruar kështu nivelit të këmbimit të periudhës para zgjedhjeve. Hera e fundit kur 1 euro këmbehej mbi 134 lekë ka qenë data 2 qershor.

Ndikuar dhe nga tregjet ndërkombëtare, euro në vend po rifiton terrenin e humbur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Euro pati një periudhë të dobët gjatë sezonit veror, ku nivelin më të ulët e shënoi në datë 27 qershor, dy ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme, kur këmbehej 131.9 lekë. Megjithatë, edhe pse ka vijuar të forcohet në vend, duket e vështirë që të arrijë nivelin e 137 lekëve, me të cilin euro këmbehej në të njëjtën datë një vit më parë./monitor/

ME TE LEXUARAT