Katër efektet negative të uljes së çmimeve të naftës në ekonominë shqiptare

Aktualitet

IMF-reduces-growth-forecast-for-Brazil1Ndërkohë që e gjitha bota, sidomos konsumatorët kanë përfituar nga çmimet e ulta të naftës, ekonomia e Shqipërisë e ka pësuar. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vërejtur se, katër kanë qenë efektet negative në ekonominë shqiptare.

Efekti në rritjen ekonomike

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Efekti industrisë së naftës në rritjen ekonomike ishte 0.5% në vitet 2010-2014. Prodhimi i naftës së papërpunuar është parashikuar të ulet më 2015 dhe prodhuesi më i madh ka përgjysmuar investimet e planifikuara dhe kjo do të ndikojë negativisht rritjen.

Presioni për deflacion

Çmimet e ulta të naftës kanë çuar në një rishikim të moderuar të inflacionit më ulje më 2015. Ndikimi do të jetë i ulët sqaron FMN në analizën për këtë çështje, duke pasur parasysh se, efekti në uljen e çmimeve është zbutur nga rritja e akcizës për naftën dhe për benzinën.

Mangësitë në të ardhura

Buxheti i vitit 2015 pritet të rishikohet me ulje pikërisht për shkak të efekteve negative që kanë dhënë çmimet e ulta të naftës, të ardhurat nga renta dhe nga TVSH në doganë. Gjithashtu ndikim negativ do të ketë edhe në fitimet e kompanive vendase të naftës. Por ky efekt sipas, Fondit mund të shtrihet përtej vitit 2015.

Përkeqësim i bilancit tregtar

Bilanci tregtar i vendit do të përkeqësohet nga eksportet më të ulta të naftës, por efektet do të shtrohen potencialisht në periudhë afatmesme. Ndërsa eksportet e naftës së papërpunuar dhe importet e produkteve të rafinuar kanë rënë në masë të madhe së bashku, rënia në projektuar investimeve në sektorin e naftës ka implikimet afatgjata për prodhimin dhe eksportet. Monitor

ME TE LEXUARAT