E rëndë në Shkodër/ Makina bie në lumin Drin, dyshohet se dy persona janë bllokuar

Kliko per me shume info

Një aksident është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Drin.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë urës së Bahçallëkut. Sipas të dhënave të para, dyshohet se në mjetin e rrëzuar ka 2 persona, por ende nuk bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore. Pas rënies së makinës në lumë, policia e Shkodrës ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

Kliko per me shume info

Ka nisur puna për nxjerrjen e saj, ndërkohë që priten dhe polumbarët nga Tirana.
Balkanweb shkruan se sapo ka mbërritur një vinç për t’u futur në bregun e lumit Drin për të nxjerrë Fordin me dy persona brenda.
Makina dyshohet se ka rënë 5 metra nën sipërfaqen e ujit. Është futur në një rrugë dytësore ku jetojnë banorë të komunitetit rom.
Nga rruga kryesore deri në rrugën në të cilën ka rënë makina është rreth 25 metra, prandaj dyshohet se kanë qenë me shpejtësi të madhe.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here