E enjtja e Kuvendit, nesër seancë plenare

Kliko per me shume info

Ditën e nesërme do të mblidhet sërish Kuvendi, duke iu rikthyer kështu praktikës së të enjteve.

Ky vendim vjen pas takimit që kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi po mban me krerët e grupeve parlamentare. Pritet që ky takim të  nisë nesër në orën 11:00.

Kliko per me shume info

Ruci thirri në një mbledhje sot në orën 18:00 krerët e grupeve parlamentare të 3 forcave politike në vend, takim ky me dyert të mbyllura.

Po ashtu, pritet që nesër të miratohet në seancë perberja e 8 komisioneve parlamentare dhe emrat do të kalojnë për miratim.
Siç u tha edhe më herët, PD do drejtojë Komisionin e Integrimit me në krye Genc Pollon, Komisioni për mediat do drejtohet nga Albana Vokshi. Flamur Noka nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, Eduard Halimi nënkryetar i Komisionit të Ligjeve, Tritan Shehu nënkryetar i Komisionit të Jashtëm, Jorida Tabaku nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë, Florion Mima nënkryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here