Pas ditëve me shi rikthehet dielli, ja parashikimi i motit për sot

Aktualitet

Pas ditëve me shi, ditën e sotme kthjellimet do të dominojnë kushtet e motit në të gjithë territorin deri në orët e pasdites kur shfaqen vranësira të lehta në zonatmalore veriore.

Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellimet në në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore lindore. Edhe në mbrëmje dhe gjatë natës, tabloja sinoptike e territorit shqiptar dominohet kryesisht nga kthjellimet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit por një rritje me 1-2°C sjellin orët e mesditës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të ketë dallgëzim 2 ballë.

ME TE LEXUARAT