Detajet, tragjedi në Durrës, si u dogjën në banesë trinjakët 3 – vjeçarë

Aktualitet

Behen me dije detaje te reja nga ngjarja tragjike qe ka ndodhur këtë të mërkurë në qytetin e Durrësit ku 3 fëmijë (trinjakë), vetëm 3 – vjeç kanë humbur jetën, pasi shtëpia e tyre u përfshi nga flakët.

Sipas një njoftimi paraprak të policisë, ngjarja e rëndë ndodhi në një shtëpi private në pronësi të G.Konçi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zjarri mësohet se ka rënë rreth orës 17:30 dhe fëmijët kanë qenë të vetëm brenda në shtëpi.

Nëna e fëmijëve dyshohet se kishte dalë për të blerë diçka në dyqan afër banesës dhe kur është kthyer e ka gjetur shtëpinë në flakë.

Ajo ka kërkuar ndihmën e fqinjëve dhe policisë, por pavarësisht ndërhyrjes kur janë futur në banesë, të miturit janë gjetur të asfiksuar.

Të miturit mësohet se kanë qenë në gjumë në momentin që ka rënë zjarri, rrethanat e të cilit ende nuk dihen.

Zjarri dyshohet se ka rënë në dhomën ku ndodheshin fëmijët.

Policia thotë se për momentin nuk ka ende detaje rreth kësaj ngjarjeje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj, citon klan.

ME TE LEXUARAT