Dëshmitari që i gjeti i pari tre fëmijët e djegur në banesë: Nuk i ndihmova dot

Aktualitet

Një tragjedi nga ato që i kalon përmasat e njerëzores ndodhi sot në banesën njëkatëshe të familjes Konçi në fshatit Romanat të Durrësit, aty ku u shuan padrejtësisht tre vogëlushë.

Pas zjarrit që i mori jetën trinjakëve, banesa ka mbetur në errësirë, ndërsa BalkanWeb publikoi dëshmitë e para nga vendngjarja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëna e të vegjëlve që ndodhej në punë në ato momente ndodhet në gjende të rëndë shëndetësore, ndërsa dëshmitarët thonë se britmat e saj i ka dëgjuar i gjithë fshati.

“Do ketë qënë në arë, apo duke u marrë me punë të tjera”,- thotë një banor.

“Britmat e saj i kemi dëgjuar të gjithë, i ka rënë të fikët sa ka mbërritur në banesë”,- thotë një tjetër banor.

Klithmat e trinjakëve 3-vjeçarë që u shkrumbuan aksidentalisht brenda banesës së tyre në fshatin Romanat të Durrësit i dëgjoi i pari Orion Isufaj, personi që lajmëroi edhe zjarrfikësit për tragjedinë.

“Sapo kisha mbërritur nga puna kur ndjeva tymin, e pashë që dilte nga shtëpia e Gëzimit. Kur shkova dëgjova britmat e fëmijëve. Njoftova menjëherë zjarrfikësit. Ata erdhën për 5 minuta, por unë nuk i ndihmova dot. Nga shtëpia dilte shumë tym”,- thotë Orioni, raporton BalkanWeb.

Teksa tre të miturit në banesë janë gjetur të pajetë nga forcat zjarrfikëse, Orioni ndjehet i pafuqishëm që s’mundi t’ju vijë në ndihmë.

“Unë thirra zjarrfikëset, ata erdhën për 5 minuta, por fatkeqësisht na thanë që të tre kanë humbur jetën. Fëmijët ishin mbytur nga tymi”,- rrëfen ai.

ME TE LEXUARAT