Debatet, Gent Strazimiri flet për bashkim brenda PD-së: Mos u habisni!

Politikë

Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, i pyetur lidhur me situatën e tensionuar që rrezikoi të degjenerojë në përplasje fizike në mbledhjen e Grupit të PD-së, ka thënë se “emocionet nuk janë të këqija edhe kur shkojnë në kufijtë e tensionit.

Strazimiri tha se Partia Demokratike do t’i habisë të gjthë me bashkimin e saj. “Ne kemi vendosur të fokusohemi te problemet që ka vendi, sigurisht duke nisur nga vetja”, tha Strazimiri në rubrikën “Opinion” të “News24”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Emocionet nuk janë një gjë e keqe edhe kur shkojnë në kufijtë e tensionit. Për fat të keq nuk ka qenë e tillë, ka dalë një audio që do të thotë ka qenë e paramenduar. Ishte thjeshtë një moment tensioni por asgjë më shumë se kaq.

Të jemi të denjë për 450 mijë qyetetarë që na votuan, pavarësisht problemeve të brendshme të partisë, herë reale dhe herë të qëllimshme. Mos u habisni, ne do t’ju habisim prap me bashkimin tonë.”

ME TE LEXUARAT