Rudina Dembacaj zbulon për herë të parë sa lekë i hodhi në dasëm Jozefina Topalli

Showbiz

Dasma e aktores së njohur të humorit, Rudina Dembacaj ka bërë bujë të madhe në media, e një ndër arsyet ka qenë prezenca e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Dembacaj ka qenë sot e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, nga ku foli për surprizën e ish-kryeparlamentares, Jozefina Topalli në ditën e saj të dasmës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ishte surprizë shumë e bukur, më pëlqeu shumë” tha Rudina. Ndërsa Saimir Kodra e ka pyetur se sa lekë i hodhi Topalli në dasmë, aktorja e kaloi këtë pyetje duke u përgjigjur me humor.

Saimiri: Sa pare të hodhi Jozefinë në dasmë?

Rudina: Sa të jetë qeveria Rama s’ka pare, Sa t’jetë Edvin Rama në krye na kena me vujt për bukë. Saimir t’i tallësh se ke fitu në kohën e Berishës dhe gatuan aty të tana të mirat, po ke me e pa tani, karkaleci do të dal në ballë.

Saimiri: Në kohën e Berishës pra sa të solli?

Rudina: Nuk u martova në kohën e Berishës…

ME TE LEXUARAT