Del në skenë emri i "Pablos", njeriu që organizoi vrasjen e policit në Lazarat

Aktualitet

Organizatorët e sulmit me armë ndaj policisë në lazarat Qershorin e 2015 ku mbeti i vdekur efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha ende nuk janë arrestuar. Emri i njerit prej tyre doli sot ne skene ne gjykaten e krimeve te renda.

Në gjyqin ndaj 11 të arrestuarve në seancën e kësaj të mërkure e zhvilluar me dyer të mbyllura ka dëshmuar Eligent Basha. I riu ka sqaruar se pak ditë para ngjarjes ka takuar në kafe Elison Kazmëm, i pandehur në këtë proces. Ai i ka thënë se disa të rinj ishin organizuar në dy grupe dhe do përzinin policinë nga fshati me qëllim mbjelljen e kanabisit me vonë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij ai nuk ka pranuar të bëhej pjesë, por më pas u shoqërua nga blutë. Eligent Basha deklaroi se ndaj tij është ushtruar dhunë psikologjike për të fajësuar të rinjtë.

Gjatë marrjes në pyetje në një moment sqaroi i riu punonjësit e policisë i kanë nxjerrë fotografinë e një personi dhe e pyesnin nëse ky ishte “Pablo”. Në këtë kohë ka ndërhyrë prokurori i çështjes, i cili ka sqaruar që dëshmitari të mos pyetej për këtë çështje, pasi për “Pablon” ka një hetim të veçuar i cili vazhdon.

Identiteti i këtij personi ende nuk dihet, por burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda sqarojnë se ai është një nga organizatorët e sulmit ndaj policisë, pasi ka përcaktuar nëse është shqiptar apo i huaj. Në këtë seancë kanë dëshmuar edhe tre efektive të RENEA-s të cilët kanë qenë në operacion. Kanë qenë dëshmitë e tyre që detyruan gjykatën të zhvillojë seancën me dyer të mbyllura, për shkak të sigurisë së tyre.tvklan/lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT