Deklaratat e Ramës, ministri grek: Shqipëria ka interes të ketë marrëdhënie të mira me ne!

Kliko per me shume info

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, i cili tha se me Greqinë “kërkon fqinjësi të mirë dhe partneritet strategjik”.

I të njëjtit mendim duket se është edhe ministri grek, i cili thekson se është në interes të dy vendeve që të kenë marrëdhënie të mira.

Kliko per me shume info

“Me Shqipërinë dëshirojmë që të kemi marrëdhënie të mira. Ata gjithashtu kanë interes për marrëdhënie të mira me Greqinë, dhe janë të interesuar të hapin rrugë të reja energjetike”, tha Kammenos.

I pyetur nga gazetarët për çështjet e minoritetit grek në zonën e Himarës, ministri grek i Mbrojtjes u shpreh se e vetmja gjë që mund të arrijë qeveria shqiptare është izolimi ndërkombëtar i Tiranës.

Këto deklarata ministrit Kamenos i bëri gjatë një konference për shtyp në Selanik.

Rama gjatë seancës parlamentare të zhvilluar dy ditë më parë tha  se “Shqipëria nuk do të mbyllë as sytë dhe as veshët para këtyre problemeve me fqinjin”./LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. SHQIPERIA KA INTERES QE TE MARRE GJITH PRONAT E SHQIPATAREVE NE GREQI QE JANE MILIARDA EURO
    SKA NEVOJE SHQIPERIA PER VOTEN E GREQISE PER TE HYRE NE BE
    BE BE DO HYJME APO BE SDO EKSISTOJE ME KJO PAK RENDESI KA
    DUAM PRONAT DHE DEMSHPERBLIMIN E TYRE SDUAM LEMOZHE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here