Kërkohet dado me pagë 10 mijë $ në muaj, ky është kushti i vetëm

Soft

Një familje nga San Francisco e SHBA-ve po kërkon një dado me rrogë prej më shumë se 10 mijë dollarësh në muaj (130 000 dollarë në vit), por duhet të jetë folëse e përkryer e gjuhës mandarin të Kinës.

Sipas websajtit që ndihmon prindërit, “Mommyish”, njoftimi fillimisht është postuar në “Indeed.com” dhe njerëzit kanë nisur të hamendësojnë lidhur me familjen që kërkon një shërbim të tillë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas njoftimit, një familje sipërmarrëse me shumë biznese dhe me interes në filantropi po kërkon një dado për kujdesin dhe rritjen e sigurt të fëmijës. Po ashtu nënvizohet se familja ka disa rezidenca dhe se dadoja duhet të punojë si pjesë e një stafi të madh që kujdeset për pjesëtarët.

Në njoftim thuhet se dadoja duhet të ketë tre vite eksperiencë, trajnimet bazike mjekësore dhe të jetë e rrjedhshme në gjuhën mandarin.

Njoftimi është përfolur shumë veçanërisht në rrjetet sociale në Kinë, me përdoruesit që kanë spekuluar se familja është ajo e themeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg dhe bashkëshortes së tij, Priscilla Chan.

Vetë Zuckerberg njihet për rëndësinë që i jep gjuhës (kineze) mandarin, teksa edhe vetë e flet rrjedhshëm. Ndërsa bashkëshortja e tij flet anglisht, spanjisht dhe cantonese (gjuha e folur në Hong Kong dhe Macau).

Ata kanë dy vajza, 21-muajshen e quajtur Max dhe Augustin, e cila është lindur në muajin Gusht.

“The New York Post” ka raportuar në vitin 2016 se familja e Zuckerbergut ka 16 turpëroja që mbrojnë shtëpinë dhe banorët gjatë gjithë kohës.

Vetë Zuckerberg nuk iu përgjigj interesit të “US Weekly” dhe pyetjeve nëse kërkon dado apo jo./tvklan

ME TE LEXUARAT