Kjo është arsyeja pse iPhone 8 do të kushtojë 1,000 euro

Kliko per me shume info

iPhone 8 pritet që të prezantohet në një ngjarje të veçantë më 12 shtator dhe të kushtojë diku rreth 999 dhe 1,200 dollarë – por Apple duket se nuk e ka fajin për këtë.

Për çmimin e lartë të celularit duhet ta ktheni gishtin kah rivali i Apple dhe furnizuesi i saj, Samsung, thuhet sipas një raporti të ri nga KGI Securities.

Kliko per me shume info

Raporti, që u publikua nga Apple Insider, thotë se roli i Samsung në furnizim mund t’i ketë rritur çmimet për të paktën disa komponentë të celularit ende të palansuar iPhone 8, transmeton Express.

Sa më shumë që kushton për t’i prodhuar këto pajisje, aq më i lartë do të jetë çmimi për celularin e ri.

Ekrani është arsyeja kryesore për rritjen e çmimit. iPhone i ri pritet të ketë celulari i parë i Apple me ekran OLED, në vend të ekranit LCD që u përdor në gjeneratat e mëparshme.

Sipas raportit të KGI Securities, ekranet OLED të prodhuara nga Samsung për iPhone 8 kushtojnë rreth 120 deri 130 dollarë, një rritje prej 55 dollarë në kosto ndryshe nga panelet LCD.

 

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/auto-tech/kjo-eshte-arsy-430792/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here