Betimi i qeverisë, Presidenti Ilir Meta uron Ramën, i kujton atij detyrat

Kliko per me shume info

Presidenti Ilir Meta mbajti një fjalim të shkurtër pas përfundimit të betimit të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të tij. Meta i uroi suksese qeverisë “Rama 2”, si dhe i kujtoj asaj detyrat që ka përpara.

Fjala e Presidentit Meta:

Kliko per me shume info

Dëshiroj që në këtë moment të rëndësishme të ndaj me të gjithë ju që të keni rezultate sa me pozitive dhe t’ju uroj sa më shumë suksese në punë që keni përpara. Shqipëria dhe shqiptarët presin nga qeveria e re, parlamenti i ri dhe opozita përgjegjësi më të mëdha për të përballuar sfidat që kemi përpara.

Si Presidentit i Republikës dua të theksoj rëndësinë e jashtëzakonshme që ka përshpejtimi i zbatimit të Reformës madhore në Drejtësi në mënyrë që të krijohen sa më shpejtë të institucioneve me qëllimin forcimin dhe sundimin ligjit në luftën kundër krimit të organizuar, por dhe të përmirësimit të klimës së biznesit në vend.

Dua të theksoj se anëtarësimi Shqipërisë në BE është një aspiratë kombëtare ndaj shpresoj që qeveria dhe opozita do të bashkëpunojnë për realizimin e objektitvit madhor për mbushjen e refomaven kyçe me qëllim çeljen e negociatave dhe anëtarësimin sa më shpejt të jetë e mundur.

Dua t’ju uroj suksese në veçanti në përmbushjen e përgjegjësive që ka qeveria për përballimin e sfidave që lidhen me forcimin e Sigurisë Kombëtare me luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe çdo kërcënimi që vjen nga jashtë.

Modernizmi i forcave të armatosura janë një domosdoshmëri për vendin dhe rolin tonën në NATO. Ndaj besoj se qeveria e re do të punojë më tepër me fqinjët jot dhe rajonin, por edhe popujt e tjerë që nuk na lidh gjeografia.

Jam shumë i gëzuar që qeveria e re e ka pagëzuar vitin 2018 si vitin e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe dëshiroj t;ju siguroj për mbështetjen time në nismën tuaj. Heroi ynë Kombëtar Skënderbeu është simboli i uniteti dhe i fuqisë së kombit që në të gjitha kohërat i ka bashkuar shqiptarët pa dallime feje dhe ideje”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here