Ish-kryeministri Berisha uron Merkel: Ditë e madhe për Europën

Politikë

Për të katërtën herë rradhazi Angela Merkel fiton sërish zgjedhjet në Gjermani. Urimet ishin të shumta, ku midis tyre spikat urimi i Sali Berishës. Ish-kryeministri nëpërmjet një statusi në FB uron kancelaren për mandatin e ri dhe shprehet se kjo është një “dite e madhe për Europen dhe qendren e saj te djathte”.

Postimi i Berishes

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dite e madhe per Europen dhe qendren e saj te djathte, Angela Merkel zgjidhet per te katerten here Kancelare!

Te dashur miq,dje ne Republiken Federale te Gjermanise u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, te cilat u fituan per te katerten here me radhe nga kancelarja Angela Merkel ne krye te CDU/CSU. Kjo eshte nje fitore historike per Gjermanine, Europen dhe qendren e djathte te saj.

Me kete rast te dashur miq, le ti urojme ne kancelares Angela Merkel, miqve tane te partive simotra CDU/CSU suksese te medha ne mandatin e ri! sb

ME TE LEXUARAT