BE me masa të reja kundër krimit kibernetik

Bota

Komisioni Evropian ka propozuar një sërë masash kundër, siç ka thënë, “rritjes dramatike të krimit kibernetik”.

Përmes një deklarate të lëshuar të martën, Komisioni tha se propozon ngritjen e një agjencie të re evropiane për sigurinë kibernetike, e cila do ta plotësonte agjencinë ekzistuese të sigurisë së informacionit”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Komisioni tha se agjencia e re do të kishte më shumë staf dhe do t’i jepej mandat i përhershëm për të ndihmuar shtetet anëtare të BE-së në trajtimin e sulmeve kibernetike.

“Sulmet kibernetike po bëhen më të shpeshta, më kreative dhe globale. Evropa duhet të jetë në gjendje t’iu përgjigjet atyre 24 orë, në të gjitha vendet”, tha komisionari evropian për tregun digjital të BE-së, Andrus Ansip.

Nisma vjen pasi disa sulme globale kibernetike këtë vit kanë goditur firmat, portet dhe shërbimet publike./rel/

ME TE LEXUARAT