Bayern fiton 3-0 ndaj Schalke dhe merr kryesimin

Sport

Skuadra e Bayern Munchen mori përkohësisht kryesimin e Bundesligës gjermane pas fitores së thellë 0-3 në fushën e Schalke 04, në një ndeshje ku dominoi dhe largoi përkohësisht kritikat e startit të sezonit.

Formacioni bavarez mori epërsinë në "Feltins Arena" në minutën e 25, me një penallti të vendosur nga arbitri pas verifikimit të pamjeve filmike. Nga pika e bardhë Robert Lewandowski tundi rrjetën e Shalkes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy prurjet e reja të kësaj vere, Toliso dhe James Rodriguez krijuan dhe golin e dytë, me autor kolumbianin. Ishte pikërisht mesfushori latin që shpiku edhe një asist për Vidal, në një aksion të bukur që vulosi dhe suksesin e Bajernit.

Në sfidat e tjera, Wolfsburg barazoi me Werder Bremen 1-1, ndërsa Borussia Monschengladbach mundi 2-0 Shtutgartin.

ME TE LEXUARAT