‘Pirja e gjakut’ jo metaforë, Basha i përgjigjet ashpër deklaratës së Ramës

Kliko per me shume info

Kreu i Partisë Demokratike ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama një ditë pas betimit të qeverise para presidentit Ilir Meta. Basha reagoi lidhur me deklaratën e Ramës sot në grupin e PS, ku ky i fundit beri thirrje që deputetët dhe ministrat të dhuronin gjak. Ai e quajti agjenci ekskursioni skuadrën e re “Rama 2”.

“E ka kthyer kabinetin e qeverisë në agjenci ekskursionesh. Ai ka fshirë nga programi çdo premtim që iu dhe shqiptareve. Nëse tallet me shqiptaret ta dije së pirja e gjakut nuk është metaforë. Ai iu ka vjedhur shqiptareve 1,5 miliardë dollarë në kabinetin e parë. Asgjë nuk ka ndryshuar dhe vendi do shkojë keq e më keq. Do vijojë vjedhja dhe pirja e gjakut. Kabineti qeveritar është fasadë”- tha Basha.

Kliko per me shume info

Mes të tjerash Basha pohoi me vendosmëri se PD nuk ka rrugë pas, por do mbrojë interesat e qytetarëve.

“Kjo është një e keqe e madhe që po thellohet. Asgjë nuk ka ndryshuar. Tema kryesore sot është që ky njeri nuk mund të tallet me ‘Pirjen e gjakut’ si metaforë. Ky është mesazhi që sot kam për ju. Një gjë është e sigurt; PD nuk ka rrugë pas, por do punojmë për qytetarët, nuk ka kthim pas. Është drejt interesave të qytetarëve dhe jo tonën”, përfundoi Basha.

LEXO EDHE: 

Deklarata befasuese e Ramës: Nuk do pimë vetëm gjak, por edhe do japim. Do ia marrim çdo ministri

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here